Xhihadistja që kërkon kokën e kryeministrit britanik

Një vajzë nga Britania e Madhe, e cila është konvertuar në xhihadiste, është shprehur se dëshiron ‘kokën’ e kryeministrit britanik David Cameron.

Bota

09/09/2014 13:31

“Insha Allah, me vullnetin e Zotit, do të vijë dhe dita kur të shoh kokën e Cameron-it mbi një gozhdë”, shprehet 18-vjeçarja e cila besohet se ndodhet, në Raqqa, në verilindje të Sirisë.

Sipas Mail Online, postimi i saj është bërë në rrjetin social Twitter, ku ajo pohon se nuk i bëhet vonë nëse do i hiqej shtetësia britanike pas këtij kërcënimi ndaj kryeministrit britanik.

Vajza që mban pseudonimin @UmmKhattab, poston dhe foton e saj, ku shfaqet e veshur në të zeza dhe më një armë në krah.

Në Britani, tashmë është kthyer në një shqetësim të madh konvertimi i një numri të madh qytetarësh në xhihad, fenomen që u shfaq menjëherë pas luftës në Siri. Vetëm numri i femrave të rekrutuara për luftën në Siri përkrah ISIS, shkon në 50.