Xhihadistët e ISIS trajnojnë fëmijët që të vrasin (Video)

Janë shumë dëshmi se xhihadistët po indoktrinojnë dhe trajnojnë fëmijët që të vrasin. 

Bota

04/11/2014 16:47

Grupi radikal i Shtetit Islamik ka publikuar një video, ku shihet një fëmijë teksa merr trajnim në një qytet në Siri, se si të vrasi kundërshtarët.

Aty shihet se si ai improvizon një skenar lufte, duke kaluar rrugën dhe duke shtënë me armë, transmeton lajmi.net. 

Djali biond merr mbulime prapa mureve derisa rifreskon armën e tij duke vepruar si një luftëtar me përvojë, ndërsa dy fëmijë të tjerë dhe një militant e vështrojnë atë.