Xhihadistët e IS pushtojnë qytetin Kobane

Xhihadistët e “Shtetit Islamik” janë fotografuar teksa futen në rrugët e boshatisura të qytetit Kobane, pas dy ditë sulmesh ajrore të dështuara nga ana e SHBA-ve dhe avionëve luftarakë arabë, të cilët dështuan për të ndalur përparimin e IS-it në periferi.

Bota

08/10/2014 23:04

Xhihadistët ishin parë për herë të parë të enden nëpër rrugët e braktisura në qytetin e rrethuar sirian, e cila është vetëm 200 metra larg nga kufiri turk, si rezultat i largimit të ushtarëve kurdë, të cilët luftuan me IS-in aq trimërisht gjatë tre javëve të fundit ose u kapën dhe u vranë, transmeton TetovaSot.

Imazhet vijnë pavarësisht dy ditëve të sulmeve ajrore të mbështetur nga një koalicion i SHBA-ve dhe vendeve arabe, dhe siç ka thënë një zyrtar i lartë i OKB-së se bashkësia ndërkombëtare nuk mund ta mbajë “një qytet tjetër sirian të bie në duart e ISIS-it”, duke i bërë thirrje botës për të bërë çdo gjë që është e nevojshme për të ndaluar.

Dje Presidenti turk Rexhep Erdogani njoftoi se rënia e Kobanes ishte i pashmangshëm nëse trupat tokësore nuk dërgohen menjëherë për të mbështetur luftëtarët kurdë.