Xhevahire Izmaku shpall kandidaturën për Kryetare të Komunës së Vushtrrisë

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e saj për kryetare të Komunës së Vushtrrisë. Në një tubim të mbajtur mbrëmë në Vushtrri, në prani të kryetarit të partisë Fatmir Limaj, miqve, familjarëve dhe strukturave të degës lokale të Nismës, Izmaku njoftoi vendimin për të hyrë në garën për të parën e…

Lajme

08/08/2025 10:03

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e saj për kryetare të Komunës së Vushtrrisë.

Në një tubim të mbajtur mbrëmë në Vushtrri, në prani të kryetarit të partisë Fatmir Limaj, miqve, familjarëve dhe strukturave të degës lokale të Nismës, Izmaku njoftoi vendimin për të hyrë në garën për të parën e komunës, transmeton lajmi.net

Ajo tha se pas një përvoje të gjatë dhe përkushtimit si zë i Vushtrrisë në Parlament, tashmë synon t’i shërbejë qytetit në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të plotë.

“Do të punoj që Vushtrria të jetë një vend ku çdo qytetar ndihet i dëgjuar dhe ka mundësi për të ardhmen e tij dhe të familjes”, tha ndër të tjera Izmaku, duke ftuar qytetarët që të bashkohen në këtë rrugëtim për ta kthyer Vushtrrinë në një qytet në shërbim të njerëzve, e jo të individëve.

Në përmbyllje të fjalës së saj, ajo theksoi përkushtimin për “Vushtrrinë që e duam”./lajmi.net/