Xhevahire Izmaku e bindur: Nisma e kalon pragun, Limaj i duhet Kuvendit

Ish-deputetja e Nismës Socialedemkrate, Xhevahire Izmaku, ka thënë se pa vullnet politik nuk mund të formohet institucionet e reja Kuvendit dhe Qeverisë. Sipas saj, kjo u vërtetua edhe në zgjedhjet e kaluara, kur LVV doli e para por nuk arriti që të formojë institucionet në mungesë të konsensusit politik. Për këtë arsye, siç tha, nuk…

Lajme

10/12/2025 14:13

Ish-deputetja e Nismës Socialedemkrate, Xhevahire Izmaku, ka thënë se pa vullnet politik nuk mund të formohet institucionet e reja Kuvendit dhe Qeverisë.

Sipas saj, kjo u vërtetua edhe në zgjedhjet e kaluara, kur LVV doli e para por nuk arriti që të formojë institucionet në mungesë të konsensusit politik.

Për këtë arsye, siç tha, nuk duhet të ndodh pas zgjedhje. Prandaj tha se Nisma në krye me zotin Limajn i duhet Kuvendit. Por, e pranojë se për Nismën është sfidë kalimi i pragut zgjedhor.

‘’Ne jemi racional. Ju e keni dëgjuar edhe një konferencë të zotit Limaj se ne jemi të vetëdijshëm se pragu zgjedhor është një sfidë për Nismën. Kjo sfidë po besojë shumë duke e parë fillimin po besojmë se nuk do të jetë e patejkalueshme. Nisma ka për synim që të jetë pjesë e Kuvendit, pjesë e institucioneve të vendit me një angazhim shumë serioz për një stabilitet të Qeverisjes në Kosovë. Duke se ka një interesim që të mbështetet zoti Limaj. Pra, pikërisht është figura e Fatmir Limajt që ka treguar një seriozitet dhe një dëshirë për unifikim në këto momente kur asnjëherë që nga paslufta, unë si deputete e konsiderojë se nuk ka pasur një përçarje ma të madhe të skenës politike. Njerëzit kanë filluar të shohin se Kuvendit dhe lidershipit kosovar i duhet zoti Limaj brenda Kuvendit.”, tha ajo për RTV21.