Xhesika Berberi si Gigi Hadid në klipin e Getit me Majk (VIDEO)
Modelja shqiptare shpesh është krahasuar me supermodelen botërore.
ShowBiz
Në videoklipin më të ri, të bashkëpunimit me Getoar Selimi e Majk, shihet një bjonde bukuroshe si vajza të cilës i këndojnë dyshja.
Ajo është modelja nga Shqipëria, Xhesika Berberi e cila fillimisht ecë në rrugë ndërsa më vonë shihet edhe në klubin ku performojnë Majk e Geti, shkruan lajmi.net.
Berberi jo rrallëherë po krahasohet me supermodelen Gigi Hadid, ndërsa në këtë videoklip ajo ka bërë një imitim të saj.
Në skena të njejta paraqitet edhe Hadid në videoklipin e këngës hit të verës së kaluar, “How deep is your love” nga Calvin Harris./lajmi.net

http://www.dailymotion.com/video/x30ltkd