Xherdan Shaqiri negativ në Covid-19

Xherdan Shaqiri është shëruar nga koronavirusi.

Sport

08/10/2020 16:13

Fedarata zvicerane e futbollit ka dhënë lajme të mira lidhur me lojtarin me prejardhje kosovare, Xherdan Shaqiri.

Shaqiri ka rezultuar negativ në testet për Covid-19, vetëm pak ditë pasi doli pozitiv, përcjell lajmi.net.

Lojtari kaloi një kohë në vet-izolim, pasi para grumbullimit me kombëtare dilte pozitiv me virusin.

“Të enjtën në mëngjes (8 tetor, 2020) Federata e Futbollit të Zvicrës ka pranuar rezultatet e testeve për Covid-19 për kombëtaren A, për stafin dhe lojtarët. Vetëm Manuel Akanji ka rezultuar pozitiv”, thuhet në mes tjerash në njoftimin e federatës.

Shaqiri ishte një nga tre lojtarët e infektuar me Covid-19 te Liverpool, por tashmë ka kaluar këtë sfidë. /Lajmi.net/