Xherdan Shaqiri i jep zemër kushëririt të tij që luan te Gjilani me një reagim
Paraqitja dinjitoze e futbollistëve të rinj të Gjilanit kundër Prishtinës të hënën, ka rënë edhe në sytë e futbollistit shqiptar Xherdan Shaqiri. Reprezentuesi i Zvicrës që ka prejardhje nga Zhegra e Gjilanit e ka duartrokitur paraqitjen e futbollistit të ri, Eldonit Shaqirit, që njëherit është edhe kushëriri i afërt i tij, shkruan lajmi.net. Shaqiri ka…

Sport
Paraqitja dinjitoze e futbollistëve të rinj të Gjilanit kundër Prishtinës të hënën, ka rënë edhe në sytë e futbollistit shqiptar Xherdan Shaqiri.
Reprezentuesi i Zvicrës që ka prejardhje nga Zhegra e Gjilanit e ka duartrokitur paraqitjen e futbollistit të ri, Eldonit Shaqirit, që njëherit është edhe kushëriri i afërt i tij, shkruan lajmi.net.
Shaqiri ka publikuar në Instagram një fotografi të Eldonit Shaqirit gjatë ndeshjes kundër Prishtinës duke përdorur edhe disa figura emoji.
Eldonit Shaqiri ka qenë pjesë e skuadrës U21 të Gjilanit por në mungesë të futbollistëve debutoi në elitën e futbollit kosovar.
Gjilani kaloi nëpër një krizë të madhe financiare e organizative kohët e fundit, madje duke i shtyrë edhe dy ndeshjet e para kampionale për të njëjtën arsye./Lajmi.net/