Xhensila Myrtezaj dhe Elinel sjellin hitin e ri “A e ke provu”

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe këngëtari Granit Bajraktari, i njohur ndryshe si Elinel, kanë lansuar këngën e re të titulluar “A e ke provu”, e të cilës ia kanë bashkuar edhe klipin. Klipi i cili është prodhuar nga Fullmoon Prouction, u publikua para një ore dhe ka marrë afër 13 mijë klikime. Xhensila edhe në këtë…

ShowBiz

20/10/2024 15:02

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe këngëtari Granit Bajraktari, i njohur ndryshe si Elinel, kanë lansuar këngën e re të titulluar “A e ke provu”, e të cilës ia kanë bashkuar edhe klipin.

Klipi i cili është prodhuar nga Fullmoon Prouction, u publikua para një ore dhe ka marrë afër 13 mijë klikime.

Xhensila edhe në këtë klip duket perfekte, derisa të bije në sy edhe vallëzimi i saj.

Megjithatë, vërehet ajo që kohëve të fundit e bëjnë një numër i madh i këngëtarëve, realizimi i klipit ndarazi, duke mos u parë asnjëherë gjatë xhirimit, gjë që duket qartë edhe pse disa sekuenca në klip, dalin kinse ata i ndan një mur.

Tekstin dhe melodinë e këtij bashkëpunimi e bëri Elinel, derisa është prodhuar nga Pllumb Beats.