Xhensila e ‘rrah’ me shuplaka të dashurin e saj (Video)
Bes Kallaku i ka bërë një shaka të hidhur vajzës që dashuron, këngëtares Xhensila Myrtezaj, të cilët të dy së bashku po kalojnë pushimet në Angli.
ShowBiz
Ata janë një ndër çiftet më të pëlqyera në botën e artit, si Xhensila ashtu dhe Besi e kanë treguar gjithmonë dashurinë ndaj njëri-tjetrit, madje edhe në publik.
Por, megjithatë Besi si aktor që është ka menduar që t’i bëjë një shaka të hidhur Xhensilës, teksa ajo është mbështetur tek ai për foto, ky i fundit është larguar duke e trembur këngëtaren.
Sigurisht Xhensila ashtu siç do reagonte çdo femër, i është kthyer me shpulla aktorit, por në kuadrin e shakasë.
Besi e ka shpërndarë këtë video në Instagram, ku ka marrë shumë komente pozitive dhe çifti është vlerësuar për thjeshtësinë që përcjell para fansave.
“Kur ajo mbështetet tek ty per foto, dhe fillon fantazon, sa bukur… Por ti je katunar mer vlla…”, shkruan aktori sipër videos, e cila është komentuar shumë.