Xhensila dhe Besi sjellin pamje mahnitëse nga ky vend
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku janë çift shumë i dashur për publikun.

ShowBiz
Dyshja janë shumë aktiv në rrjete sociale, përmes të cilat publikojnë vazhdimisht imazhe të reja, shkruan lajmi.net.
Së fundi, që të dy kanë shfrytëzuar kohën me diell që të dalin dhe të freskohen në natyrë buzë liqenit.
Ishte Xhensila ajo e cila solli disa pamje të këndshme nga vendi që vizitoi bashkë me Besin.
Lulet që paralajmërojnë pranverën, ‘shtëpija’ e drerëve, një dre i vogël dhe pamje të tjera ishin ato pamje që i publikoi këngëtarja.
“Mirmgjes nga une dhe teta Moza.”, shkroi Besi mbi një imazh. /Lajmi.net/