Xhemajli në La Ligë?

Mesfushori i Napolit, Blerim Xhemajli kërkohet nga Sevilla, për pasardhës të yllit kroat Ivan Rakitic, i cili pritet të largohet nga klubi, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport

05/06/2014 17:46

E ardhmja e Blerim Xhemajlit mund të jetë në La Ligë. Sipas Estadio Deportivo, mesfushori i Napolit ka zgjuar interesim nga Sevilla.

Reprezentuesi zviceran është në qendër të spekulimeve rreth largimit nga klubi italian ku nuk zë vend në formacionin bazë të trajnerit Rafael Benitez.

Dhe, njoftimet e fundit sugjerojnë se ai mund të vazhdojë karrierën në elitën e futbollit spanjoll, si zëvendësues i mesfushorit të talentuar Ivan Rakitic, i cili pritet të largohet nga klubi.

Reprezentuesi krotat kërkohet nga gjigantë si Real Madrid, Manchester United dhe Barcelona, pas një stinori ku inspiroi Sevillan drejt trofeut të kampionit në Europa League.

Dhe, zëvendësues i tij te skuadra spanjolle mund të jetë pikërisht Xhemajli, i cili aktualisht është duke u përgatitur me Përfaqësuesen e Zvicrës për Kampionatin botëror në Brazil.