Xhemajli e Behrami, largohen nga Napoli
Valon Behrami dhe Blerim Xhemajli do të largohen nga Napoli gjatë kësaj vere. Për shërbimet e tyre, interesim kanë shprehur Hamburgu, respektivisht Sevilla.

Sport
Valon Behrami dhe Blerim Xhemajli i kanë bërë valixhet gati. E ardhmja e tyre do të jetë larg Napolit, ndërsa janë në kërkim të ekipeve të reja.
Sipas mediave italiane, futbollisti shqiptar nga Maqedonia mund të përfundojë në Spanjë, ku e kërkon Sevilla, kurse për futbollistin luftarak nga Mitrovica, interesim ka shprehur Hamburgu.
Trajneri Rafael Benitez nuk llogarit në dyshen shqiptare, prandaj ata do të largohen nga San Paolo këtë verë.
Gjithashtu, të dy kanë oferta edhe nga Anglia, ndërsa do të vendosin shumë shpejt për të ardhmen e tyre.