Xhemajl Hasani, kandidati “modest” i Nismës për Podujevë: Pres besimin tuaj që së bashku ta korrim fitoren që në raundin e parë

Xhemaj Hasani ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryetar të Komunës së Podujevës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, si përfaqësues i Nismës Socialdemokrate. Në një njoftim publik, Hasani falënderoi strukturat e partisë dhe veçanërisht kryetarin Fatmir Limaj për mbështetjen dhe besimin, transmeton lajmi.net Ai tha se Podujeva ka nevojë për një qeverisje transparente, energjike…

Lajme

12/08/2025 19:35

Xhemaj Hasani ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryetar të Komunës së Podujevës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, si përfaqësues i Nismës Socialdemokrate.

Në një njoftim publik, Hasani falënderoi strukturat e partisë dhe veçanërisht kryetarin Fatmir Limaj për mbështetjen dhe besimin, transmeton lajmi.net

Ai tha se Podujeva ka nevojë për një qeverisje transparente, energjike dhe me duar të pastra, ndërsa theksoi se për katër vite ka qenë “zëri i vetëm opozitar” në komunë.

Hasani kërkoi besimin e qytetarëve për një fitore që nga raundi i parë dhe për të sjellë “ndryshimin që e meriton Podujeva”.

Postimi i plotë: 

Të dashur qytetarë të Komunës së Podujevës,
Kam kënaqësinë dhe nderin t’ju njoftoj se në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të jem kandidat për Kryetar të Komunës së Podujevës.
Falënderoj nga zemra të gjitha strukturat e Nismës Socialdemokrate për përkrahjen e tyre, në veçanti kryetarin Fatmir Limaj për besimin dhe mbështetjen e dhënë.
Podujevës i duhet një qeverisje e mirë, transparente, energjike dhe me duar të pastra. Për katër vite me radhë, kam qenë zëri i qytetarëve dhe opozita e vetme në këtë komunë, zë që nuk ka heshtur asnjëherë për të vërtetën dhe për interesin e qytetarëve.
Tani, kërkoj dhe pres besimin tuaj më 12 tetor, që së bashku ta korrim fitoren që nga raundi i parë dhe të sjellim ndryshimin që e meriton Podujeva.
Me respekt,
Xhemaj Hasani
Kandidat për Kryetar të Komunës së Podujevës./lajmi.net/