Xhelozi e mosmarrëveshje, ky është parashikimi i horoskopit për sot

Ky është parashikimi i horoskopit për sot, e martë 20 gusht.

Fun

20/08/2019 07:50

Dashi
21 Mars – 19 Prill
Dite mjaft e trazuar kjo e sotmja për të dashuruarit. Bëni kujdes mos provokoni xhelozinë e partnerit sepse gjërat do iu ndërlikohen edhe më tepër. Beqarët duhet të jenë më të disponueshëm ndaj ftesave që do iu bëhen sepse vetëm kështu do e gjejnë princin e kaltër. Në planin financiar do keni si objektiv kryesor përmirësimin e të ardhurave dhe do ia arrini qëllimit.

Demi
20 Prill – 20 Maj
Marrëdhënia në çift do fillojë të përmirësohet ndjeshëm sot. Do i sqaroni edhe mosmarrëveshjet që keni pasur. Beqarëve do iu buzëqeshë fati më në fund. As ata nuk do ndihen më vetëm, përkundrazi do kenë në krah një person me shumë vlera. Mërkuri do iu udhëheqë në planin financiar. Do jeni te kujdesshëm me çdo lloj shpenzimi dhe nuk do hidhni hapa te nxituara.

Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Falë influencës mjaft pozitive të yjeve edhe çiftet që kanë pasur zënka të forta do pajtohen gjatë kësaj dite. Do rigjeni paqen dhe harmoninë që aq shumë e keni kërkuar. Beqarët më në fund do takojnë dikë me të cilin jo vetëm që do fillojnë një histori dashurie, por ajo do jetë afatgjate. Në planin financiar do jeni me fat dhe nuk pritet asnjë lloj problemi.

Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Mundohuni me sa keni mundësi që ta ruani sa me të fortë komunikimin dhe bashkëpunimin në çift gjatë kësaj dite. Vetëm në këtë mënyrë do shmangni edhe debatet. Beqarët do jenë të shpërqendruar dhe nuk do dinë çfarë të bëjnë me parë. Financat duhen pasur më në vëmendje se kurrë më parë. Gabimi më i vogël mund t’iu kushtojë shtrenjtë.

Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Po e larguar rutinën do e shpëtoni lidhjen sot, ndërsa po vazhduat të bëni të njëjtat gjëra si më parë do keni probleme goxha të mëdha. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe me disa takime interesante. Shfrytëzojeni sa të mundni. Ditë e favorshme edhe për sektorin e financave. Me pak mundim do arrini ta stabilizoni situatën dhe do ndiheni të qetë.

Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Marrëdhënia në çift do thellohet edhe me tepër gjatë kësaj dite. Do filloni të bëni plane me atë që keni në krah dhe madje do filloni të bashkëjetoni. Beqarët nuk do jenë në humor të mirë për te filluar lidhje, do vazhdojnë lidhjen e tyre normale. Në planin financiar do hidhni hapa të pamenduara mirë dhe situata mund të përkeqësohet. Tregohuni të kujdesshëm.

Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Dita do jetë e mbushur me sensualitet dhe emocione të forta sot. Do ndiheni mirë në krahët e partnerit tuaj dhe nuk do dëshironi te shkëputeni për asnjë çast. Beqarët nuk duhet të fillojnë menjëherë një histori dashurie pa i njohur mirë personat. Saturni do iu ndihmojë në planin financiar ku do e rigjeni më në fund ekuilibrin e shumë kërkuar.

 

Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Do kaloni shume momente të lumtura gjate kësaj dite dhe do dëshironi ta shfrytëzoni ditën deri ne sekondën e fundit. Disa do marrin edhe vendime të cilat do ua ndryshojnë rrjedhën e jetës. Beqarët do kërkojnë pa fund dje, por mundësitë do jenë të pakta. Ne planin financiar tregohuni realist dhe mos shpenzoni më shumë sesa ua mban xhepi.

 

Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Ju qe jeni në një lidhje nuk do mund të parashikoni dot asgjë sot. Partneri do mundohet t’iu surprizojë gjithë kohës dhe do iu bëjë të ndiheni mirë. Beqarët nuk do fillojnë histori dashurie afatgjata megjithatë do ndihen mirë edhe duke biseduar me disa persona të njohur rishtazi. Ndikimi i Mërkurit do jetë si thikë me dy presa ne planin financiar. Kujdes me çdo shpenzim.

 

Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Do keni shumë kundërshtime me partnerin tuaj sot dhe kjo do e përkeqësoje gjendjen mes jush. Nuk do mundeni dot të qetësoheni dhe të flisni qetësisht. Yjet këshillojnë të qëndroni pak larg njëri-tjetrit. Beqarët ka shumë mundësi të fillojnë një lidhje serioze me personin që kanë takuar para disa kohësh. Financat mund të kenë ndonjë tronditje të vogël për shkak të disa shpenzimeve që do kryeni.

 

Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Nuk do tregoheni shumë të sinqertë sot me atë që keni në krah dhe kjo do sjellë mosmarrëveshje të mëdha. Gënjeshtrat vërtet i kanë këmbët e shkurtra. Beqarët nuk do jenë me fat dhe do mbeten me të njëjtin status si disa ditë më parë. Në planin financiar do bëni shume përpjekje për ta stabilizuar situatën dhe për të pasur edhe përmirësime.

 

Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Do keni diskutime të gjata me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe në fund do merrni edhe një vendim me rëndësi. Do jeni te dy në humor të mirë. Beqarët do kërkojnë gjatë gjithë kohës, por edhe kur të gjejnë disa persona nuk do kënaqen me karakteristikat që ata kanë. Ne planin financiar do përballeni me probleme goxha te mëdha të cilat do duan kohë të zgjidhen.