​Xhelal Sveçla asnjë fjalë për seancën e nesërme të Kuvendit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla nuk e ka komentuar fare seancën e nesërme të Kuvendit. Ai nuk ka treguar nëse do të votohet nesër kryeparlamentari dhe sa i përket zgjidhjes dhe marrëveshjes politike për konsitutimin e plotë të legjislaturës së nëntë. Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e…

Lajme

22/04/2025 11:14

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla nuk e ka komentuar fare seancën e nesërme të Kuvendit.

Ai nuk ka treguar nëse do të votohet nesër kryeparlamentari dhe sa i përket zgjidhjes dhe marrëveshjes politike për konsitutimin e plotë të legjislaturës së nëntë.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Deputeti i zgjedhur, njëherësh nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca tha se ata propozojnë sërish për kryetare të Kuvendit, deputeten Albulena Haxhiu.

Mirëpo meqë e njëjta nuk ka marrë votat në seancën e kaluar, ai tha se zgjedhja e saj pa marrëveshje politike nuk duhet të hidhet sërish në votim.

Pas kësaj, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu seancën e së hënës dhe u vendos që seanca të vazhdojë të mërkurën në orën 10:00.

LVV-ja dështoi dy herë më 19 prill të zgjedh Haxhiun kryetare të Kuvendit.