Xhelal Sveçla: Absolutisht nuk pajtohem me qeveri tranzicionale
Ministri në detyrë, njëherësh deputeti i betuar tashëm i Kuvendit të Kosovës, Xhelal Svecla ka arritur në Kuvendin e Kosovës për seancën konstituive. Me të arritur tek Kuvendi, Xhelal Sveçla u deklarua edhe hapur kundër propozimit të bërë dje nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku për qeveri nacionale tranzicionale. Ai u shpreh absolutisht kundër kësaj…

Lajme
Ministri në detyrë, njëherësh deputeti i betuar tashëm i Kuvendit të Kosovës, Xhelal Svecla ka arritur në Kuvendin e Kosovës për seancën konstituive.
Me të arritur tek Kuvendi, Xhelal Sveçla u deklarua edhe hapur kundër propozimit të bërë dje nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku për qeveri nacionale tranzicionale.
Ai u shpreh absolutisht kundër kësaj ideje.
“Absolutisht jo”, u deklarua shkurt dhe qartë kur është pyetur se a pajtohet me një qeveri tranzicionale.
Ndryshe nga PDK dhe Vetëvendosje ende s’i janë përgjigjur letrës së Abdixhikut me një propozim të tillë që të bashkohen të gjitha partitë shqiptare./Lajmi.net/