Xhelal Shaqiri, drejtor i përgjithshëm në MPJ
Pasues i Albert Prenkajt në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm në MPJ është zgjedhur të jetë Xhelal Shaqiri.
Lajme
Shaqiri, i cili ka mbajtur pozita të ndryshme në të kaluarën, si në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ashtu edhe në atë të Brendshme është konfirmuar edhe nga zyra e informimit të MPJ-së, që tash e tutje do të jetë drejtor i përgjithshëm në këtë dikaster qeveritar, raporton Indeksonline.
Këto ditë kishte spekulime se në pozitën e drejtorit gjeneral të MPJ-së do të vije Bashkim Smaka, ish-drejtori i AKI-së, por zyra e informimit të MPJ-së e ka mohuar këtë gjë, duke thënë se nuk merren me spekulime.
Me emërimin e Shaqirit mbyllen spekulimet për emërimet e mundshme në këtë post shumë të rëndësishëm për politikën e jashtme.