‘Xhebrailat’ e Yllit turpërojnë Kupën e Kosovës dhe ‘Mizahir Ismën’ – ndërpresin intonimin e himnit të Kosovës

Në gjithë organizimin fantastik të Final 8 në Rahovec, ishin tifozët e Golden Eagle Ylli që lanë një shenjë të zezë.

Sport

15/02/2020 20:43

Pak minuta para startit të finales së madhe ndërmjet Pejës dhe Yllit, tifozët nga Theranda turpëruan skuadrën e tyre.

Kur po intonohej himni i shtetit të Kosovës, tifozët nga Suhareka filluan me brohoritjet ‘Shqipëri etnike’, duke penguar himnin e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Pak minuta pas kësaj, të gjithë të pranishmit në palestër respektuan intonimin e himnit të Shqipërisë. /Lajmi.net/