Xhaxhai i Glauk Konjufcës dështon të bëhet asamblist në Lipjan, nuk i merr as 200 vota

Rabit Konjufca, xhaxhai i Glauk Konjufcës, ishte kandidat për asamble në komunën e Lipjanit në zgjedhjet e 12 tetorit. Ai ishte numri 5 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Lipjanit, transmeton lajmi.net. Por, përkundër që nip e ka Glauk Konjufcën dhe që ishte rënditur lartë në listën e VV-së për asamble, ai dështoi…

Lajme

21/10/2025 13:24

Rabit Konjufca, xhaxhai i Glauk Konjufcës, ishte kandidat për asamble në komunën e Lipjanit në zgjedhjet e 12 tetorit.

Ai ishte numri 5 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Lipjanit, transmeton lajmi.net.

Por, përkundër që nip e ka Glauk Konjufcën dhe që ishte rënditur lartë në listën e VV-së për asamble, ai dështoi të siguroj votat e mjaftueshme që të bëhet asamblist.

Nga votat e numëruar në QKN dhe QNR deri më tani, Rabit Konjufca i ka 182 vota, që nuk janë të mjaftueshme për t’u bërë asamblist.

Për asamble në Lipjan, Lëvizja Vetëvendosje mori 15.76 për qind apo 4491 vota.

Gara për kryetar në këtë komunë ka përfunduar në rundin e pari, pasi Imri Ahmeti i LDK-së ka arritur të siguroj mbi 51 për qind të votave./lajmi.net/