Xhavit Haliti pyetet nëse do ta votoj Vjosa Osmanin edhe për një mandat: Vota ime është votë e PDK-së

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti është deklaruar në lidhej me çështjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës. Haliti deklaroi se deputetët e kanë obligim që të votojnë dhe të zgjedhin presidenten e Kosovës. Po ashtu ai tha se diskutimet veçse po bëhen në secilën parti. Por ai nënvizoi se…

Lajme

16/02/2026 10:35

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti është deklaruar në lidhej me çështjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës.

Haliti deklaroi se deputetët e kanë obligim që të votojnë dhe të zgjedhin presidenten e Kosovës.

Po ashtu ai tha se diskutimet veçse po bëhen në secilën parti.

Por ai nënvizoi se natyrisht Vetëvendosjes si parti fituese është më e fokusuar në këtë pikë.

“Kandidatë ka shumë, me na pyet 120 deputetë thonë jam më i miri për President, por ka dhe jashtë parlamentit”,deklaroi Haliti derisa u pyet se kush mund të jetë kandidat për President.

Gjithashtu Haliti u pyet nëse do të votoj pro Vjosa Osmanit për një mandat të dytë, ai deklaroi se vota e tij është “Votë e PDK-së”./Lajmi.net/