Xhavit Haliti kritikon Presidenten Osmani për takimin me mërgimtarët në prag të zgjedhjeve

Pas njoftimit të Presidentes Vjosa Osmani se do të takohet me mërgimtarët më 26 dhjetor, kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar duke vënë në pikëpyetje kohën e këtij takimi. Haliti tha se, edhe pse takimet me diasporën janë gjithmonë të mirëseardhura, pjesëmarrja e presidentes në këtë kohë, pra në…

Lajme

16/12/2025 12:49

Pas njoftimit të Presidentes Vjosa Osmani se do të takohet me mërgimtarët më 26 dhjetor, kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar duke vënë në pikëpyetje kohën e këtij takimi.

Haliti tha se, edhe pse takimet me diasporën janë gjithmonë të mirëseardhura, pjesëmarrja e presidentes në këtë kohë, pra në prag të fushatës zgjedhore, ngre shqetësime për respektimin e rolit të saj kushtetues dhe neutralitetin institucional.

“Presidentja Vjosa Osmani, edhe publikisht, paska vendosur të bëhet pjesë e fushatës zgjedhore. Takimet me mërgimtarët janë gjithmonë të mirëseardhura, si në Kosovë ashtu edhe në perëndim, por shtrohet pyetja: pse pikërisht tani në kohë fushate, faktikisht në prag të zgjedhjeve? Presidente, luaje rolin kushtetues”, ka shhkruar Haliti. /Lajmi.net/