Xharra: Shteti serb e vrau Ivanoviqin, sikurse vrau edhe Gjingjiqin
Ish gazetarja, Arbana Xharra, ka folur për diskutimet që krijohen në opinionin publik pasi ndodh ndonjë vrasje.
Lajme
Sipas Xharrës kur ndodh ndonjë vrasje reagojnë dy grupe njerëzish, njëri grup e përdor për synime politike ndërsa grupi tjetër përbëhet nga vetë dorasi, por që akuzon të tjerët për ta fshehur vetën.
“Këtë e bënë Millovan Drecun kur akuzon Kadri Veselin dhe shqiptarët se janë në dijeni për atentatin qyqar ndaj Oliverit. Këtë metodë përdor Drecun sa herë kur e heqin qafe ndonjë kundërshtar – ai pra i cili morri pjesë si “gazetar” me çetat paramilitare që dogjën Kosovën dhe bënë gjenocidin në 1999-en”, shkruan Xharra.
Ajo beson se Ivanoviqi nuk është eliminuar nga shqiptarët. Konsideron se tradita e vrasjeve nga shteti serb po vazhdon edhe sot.
“Një gjë është më se e sigurt: Oliver Ivanoviq që së fundi u bë politikani ndër më pragmatikët i palës serbe nuk mund të jetë eliminuar nga shqiptarët, asnjëherë, ai mund të ishte viktimë vetëm i atyre që luftojnë shtetin e Kosovës dhe paqen këtu ose e ndonjë krimi ordiner. Vuçiqi vet e ka pranuar se rastin makabër “Panda” e kanë kryer shërbimet serbe. Të njëjtat vranë Gjingjiqin dhe se kjo traditë po duket se po vazhdon edhe sot”, ka shkruar më tej Xharra.