Xhandarmëria serbe bastis dy familje shqiptare në Konçul të Bujanocit
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi, ka konfirmuar se forcat e xhandarmërisë serbe kanë ndërmarrë një bastisje në fshatin Konçul të Komunës së Bujanocit. Sipas tij, janë kontrolluar dy shtëpi që i përkasin banorëve shqiptarë të këtij fshati. “Ende nuk kemi shumë informacione. Përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar janë në…

Lajme
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi, ka konfirmuar se forcat e xhandarmërisë serbe kanë ndërmarrë një bastisje në fshatin Konçul të Komunës së Bujanocit.
Sipas tij, janë kontrolluar dy shtëpi që i përkasin banorëve shqiptarë të këtij fshati.
“Ende nuk kemi shumë informacione. Përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar janë në terren, por për momentin nuk kemi detaje të tjera”, tha Rexhepi.
Ai shtoi se bastisjet janë kryer në dy shtëpi dhe se “Konçuli është një fshat kryesisht i banuar me shqiptarë”.