Xhamia Hasan Beg në Prishtinë organizon dhënien e vitrave – Hoxha i xhamisë flet rreth tyre
Xhamia Hasan Beg, në rrugën Bajram Kelmendi në Prishtinë, ka organizuar dhënien dhe marrjen e fitrave. Rreth organizimit të tyre ka folur për lajmi.net hoxha Husamedin Abazi. “Fitrat janë ndihmesë e të varfërve. Populli ka qenë gjithmonë bemires, ku edhe këtë vit njerՃzit e kryejnë këtë obligim pa përtesë, duke iu gjindur skamnorëve”, kishte thënë…
Lajme
Xhamia Hasan Beg, në rrugën Bajram Kelmendi në Prishtinë, ka organizuar dhënien dhe marrjen e fitrave.
Rreth organizimit të tyre ka folur për lajmi.net hoxha Husamedin Abazi.
“Fitrat janë ndihmesë e të varfërve. Populli ka qenë gjithmonë bemires, ku edhe këtë vit njerՃzit e kryejnë këtë obligim pa përtesë, duke iu gjindur skamnorëve”, kishte thënë hoxha.
“Na gëzon fakti që një numër i madh i agjëruesve po agjëron, çdo herë e më shumë po shtohet numri i agjëruesve”, kishte shtuar ai, duke thënë se agjërimi është vërtetuar njëkohësisht të ketë dobi të mira shëndetësore.
Ndërkohë, ai shfrytëzoi rastin që të uronte edhe festën e Bajramit, ku u uroi të gjithëve shumë shëndet e mirësi.
Një qytetar sqaroi se vitrat mund të ipen edhe jashta xhamisë, e rëndësishme që të përfitojnë personat që kanë më shumë nevojë. /Lajmi.net/