Xhaketa që ju bën të vraponi më shpejtë
Harroni këpucët e lehta për vrapim dhe karbohidratet komplekse. Përmirësimi më i madh në vrapimin tuaj mund të vijë nga kjo xhaketë e mençur. Xhaketa Glowfaster sinkronizohet me celularin tuaj dhe pastaj i përdorë disa drita për të treguar nëse jeni duke vrapuar në ritmin e duhur. Ajo gjithashtu mund t’i bëjë dritat e saj…
Auto & Tek
Harroni këpucët e lehta për vrapim dhe karbohidratet komplekse. Përmirësimi më i madh në vrapimin tuaj mund të vijë nga kjo xhaketë e mençur.
Xhaketa Glowfaster sinkronizohet me celularin tuaj dhe pastaj i përdorë disa drita për të treguar nëse jeni duke vrapuar në ritmin e duhur.
Ajo gjithashtu mund t’i bëjë dritat e saj të përshtaten me ritmin e muzikës që e dëgjoni kur vraponi, për të ju motivuar gjatë vrapimit, si dhe paralajmëron këmbësorët e tjerë dhe automjetet në rrugë.
Për këtë xhaketë është krijuar edhe një aplikacion me emër të njejtë, që është i çasshëm në iPhone dhe Android, për të gjurmuar performancat gjatë vrapimit.
Xhaketa mund të integrohet gjithashtu me gjurmuesit GPS dhe të monitorojë rrahjet e zemrës duke i dhënë informatat përmes Bluetooth.