Xhaka në Arsenal, ja sa do të përfitojë Baseli

Nga transferimi i Granit Xhakës në Arsenal do të përfitojë edhe Baseli.

Sport

05/06/2016 15:04

Baseli do t’i përfitojë rreth 9 milionë euro, nga transferimi i Granit Xhakës në Arsenal, raporton Schweiz am Sonntag, përcjell Lajmi.net.

Mesfushori kosovar kishte kaluar te Monchengladbachu nga skuadra zvicerane dhe në atë kohë ishte përfshirë një klauzolë në të cilën specifikohej se Baseli do të përfitonte edhe pas transferimit të Xhakës nga Gladbachu te ndonjë klub tjetër.

Xhaka kaloi te Arsenali për një shumë prej rreth 40 milionë eurosh, ndërsa ka nënshkruar me “Gunners” për pesë vjet.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.