Xhaka ka marrëveshje me Milanin – tani mësohet shuma që po kërkon Bayer Leverkusen për kartonin e tij
Transferimi i Granit Xhakës te Milani mund të përmbyllet shumë shpejt, pasi paportimet e fundit flasin për një marrëveshje të arritur mes mesfushorit dhe klubit italian për një kontratë trevjeçare me pagë rreth 4 milionë euro në sezon. Sidoqoftë, negociatat mes Milanit dhe Bayer Leverkusenit vazhdojnë ende, pasi oferta fillestare e Milanit është 10 milionë…

Sport
Transferimi i Granit Xhakës te Milani mund të përmbyllet shumë shpejt, pasi paportimet e fundit flasin për një marrëveshje të arritur mes mesfushorit dhe klubit italian për një kontratë trevjeçare me pagë rreth 4 milionë euro në sezon.
Sidoqoftë, negociatat mes Milanit dhe Bayer Leverkusenit vazhdojnë ende, pasi oferta fillestare e Milanit është 10 milionë euro.
Sipas “Corriere dello Sport”, klubi gjerman kërkon 15 milionë euro si dëmshpërblim për largimin e Xhakës.
Bayer Leverkuseni dëshiron të shmangë humbjet e mëdha, pasi bleu mesfushorin për 23 milionë euro nga Arsenali vetëm në vitin 2023.