​Xhaka bën reagimin e parë në rrjetet sociale pas ndeshjes me Kosovën

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka bërë reagimin e tij të parë në rrjetet sociale pas barazimit 1-1 ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”, rezultat që i siguroi helvetikëve kualifikimin direkt në Kupën e Botës 2026. Xhaka publikoi një fotografi në Instagram, shoqëruar me mbishkrimin e shkurtër, por shumë domethënës: “Kupa e Botës 2026. Do të…

Sport

19/11/2025 09:21

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka bërë reagimin e tij të parë në rrjetet sociale pas barazimit 1-1 ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”, rezultat që i siguroi helvetikëve kualifikimin direkt në Kupën e Botës 2026.

Xhaka publikoi një fotografi në Instagram, shoqëruar me mbishkrimin e shkurtër, por shumë domethënës:

“Kupa e Botës 2026. Do të jemi atje!!! Dhe unë mezi po pres”, ka shkruar Xhaka në Instagram.

Ky reagim vjen vetëm pak orë pas ndeshjes me Kosovën ku mesfushori mori edhe fishkëllima nga një pjesë e tifozëve vendorë. Pavarësisht presionit, Xhaka u tregua i qetë dhe profesionist, duke udhëhequr ekipin e tij drejt kualifikimit të radhës në një Botëror.

Zvicra mbylli fazën kualifikuese si e para në Grupin B me 14 pikë.