Xhafer Gashi tërheq dorëheqjen pas refuzimit nga Abdixhiku
Kryetari i deritanishëm i Obiliqit Xhafer Gashi ka njoftuar se ka tërhequr dorëheqjen nga kjo parti pas humbjes në garën e balotazhit nga kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Halil Thaçi. Gjatë ditës, kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku tha se e refuzon dorëheqjen morale të Xhafer Gashit dhe se nuk do të lejojë që nga kjo parti…
Lajme
Kryetari i deritanishëm i Obiliqit Xhafer Gashi ka njoftuar se ka tërhequr dorëheqjen nga kjo parti pas humbjes në garën e balotazhit nga kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Halil Thaçi.
Gjatë ditës, kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku tha se e refuzon dorëheqjen morale të Xhafer Gashit dhe se nuk do të lejojë që nga kjo parti të largohen njerëz me guxim e kontribut të jashtëzakonshëm.
Vetë Xhafer Gashi ka njoftuar se pas deklarimit publik për dorëheqje nga pozita e kryetarit të Degës së LDK-së në Obiliq, me kërkesë të Kryesisë së Degës u mbajt mbledhja e radhës, ku u diskutua lidhur me këtë çështje.
“Kryesia e Degës së LDK-së në Obiliq nuk e ka pranuar dorëheqjen time nga pozita e kryetarit të Degës, duke shprehur njëzëri besimin dhe vlerësimin për punën dhe angazhimin tim ndër vite. Unë do të vazhdoj t’i qëndroj besnik misionit tonë të përbashkët. Rrugëtimi ynë vazhdon, me unitet, dinjitet dhe përkushtim”, ka shkruar ai në Facebook.
Obiliqi për herë të parë do të udhëhiqet nga një kryetar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.