Xhabir Zharku mendon se është “lulja më e bukur”

Xhabir Zharku, i dënuar me tre vjet burgim për veprat penale “detyrim” dhe “armëmbajtje pa leje”, po bëhet kohë pas kohe i gjallë përmes rrjeteve sociale.

Lajme

19/08/2014 20:06

Në postimin e tij të fundit në Facebook, ish-kreu i Komunës së Kaçanikut ka postuar një foto me thënien: “Mos u mërzit nëse të tjerët flasin keq për ty sepse edhe bletët sulmojnë gjithmonë lulen më të bukur”.

Ky postimi i Zharkut ka mbledhur 14 pëlqime dhe dy komente.

Zharku ka shkruar se ai gjendet në vendin Arlov të Suedisë.