Xbox One me probleme

PlayStation 4 nuk është video loja e re e vetme me probleme të hershme ne harduer. Microsoft e ka pranuar se produkti i tij më i ri, Xbox One i ka shfaqur problemet e para, pasi në disa raste rrezet e kaltra nuk kanë qenë të afta t’i lexojnë disqet. “Ne jemi duke punuar drejtpërdrejt…

Auto & Tek

26/11/2013 06:00

PlayStation 4 nuk është video loja e re e vetme me probleme të hershme ne harduer. Microsoft e ka pranuar se produkti i tij më i ri, Xbox One i ka shfaqur problemet e para, pasi në disa raste rrezet e kaltra nuk kanë qenë të afta t’i lexojnë disqet.

“Ne jemi duke punuar drejtpërdrejt për këto defekte dhe do t’i zëvendësojmë Xbox One për ata që kanë probleme, falë programeve tona të avancuara të ndërrimit”, ka njoftuar kompania amerikane për CNET. “Pjesa tjetër është e siguruar dhe ne jemi duke u përkujdesur për klientët tanë”, shton Microsofti.

Ky i fundit ka siguruar se ky problem i ka ndodhur vetëm një numri të vogël të përdoruesve. Sipas këtij gjiganti, ekzistojnë disa opsione për klientët e ‘prekur’ nga ky problem. Njëri prej tyre është ai i ndërrimit të Xbox One.

Edhe Sony, kur e lansoi në treg produktin më të ri, PlayStation 4, i pati problemet e veta, pasi klientët u ankuan se disa disqe nuk i lexonte ky aparat. Sony kishte thënë se më pak se 1 për qind e përdoruesve të PS4 ishin ‘prekur’ nga ky problem.

Natyrisht, lojtarët e rregullt të këtyre dy lojërave i kanë shprehur pakënaqësitë e tyre, pasi nuk ju interesojnë problemet që kanë dy gjigantët e teknologjisë. Ata thjeshtë duan të luajnë.