Xavi u ankua për diellin dhe barin e fushës, trajneri kundërshtar: Tjetër herë le të vendosin krem kundër rrezeve

Skuadra e Barcelonës barazoi pa gola (0-0) si mysafir i Getafes në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 29-të në La Liga. Trajneri i ekipit katalunas, Xavi u ankua pas ndeshjes kinse bari i fushës nuk ishte shumë i mirë. Po ashtu ai tha se koha me diell i pengoi ata të fitonin ndaj kundërshtarëve…

Sport

16/04/2023 22:27

Skuadra e Barcelonës barazoi pa gola (0-0) si mysafir i Getafes në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 29-të në La Liga.

Trajneri i ekipit katalunas, Xavi u ankua pas ndeshjes kinse bari i fushës nuk ishte shumë i mirë. Po ashtu ai tha se koha me diell i pengoi ata të fitonin ndaj kundërshtarëve të tyre, shkruan Lajmi.net

Quique Flores i ka reaguar legjendës së Barcelonës me një koment tejet interesant pas ndeshjes. Kur dëgjoi fjalët e homologut të tij, Flores tha:

“Nuk dua të flas për këtë, bari ishte i mirë, i bukur. E njëjta gjë për të dyja skuadrat. Ne luajtëm në kushtet që ishin më të mira për ne dhe nuk bëmë asgjë që nuk ishte e përcaktuar me rregullore. Nëse dielli i ka mërzitur kaq shumë, çfarë të them le të vendosim një krem ​​hidratues “Nivea After Sun”, tha spanjolli.

Me këtë barazim, Barcelona mbetët në pozitën e parë me 73 pikë, vetëm 11 pikë më shumë se pozita e dytë, Real Madrid (62). Kurse Getafe po lufton për mbijetesë. Ata kanë grumbulluar 31 pikë në pozitën e 15-të./Lajmi.net/