Xavi: Të enjten do të kemi nevojë për publikun në Camp Nou për të na ndihmuar

Pas barazimit në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa Ligës, ndaj Eintracht Frankfurt, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez kërkon mbështetjen e tifozëve.

Sport

08/04/2022 18:10

Barcelona është ndarë baras 1:1 me Eintracht Frankfurt, në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa Ligës.

Pas përfundimit të ndeshjes kundër ekipit gjerman, Xavi ka kërkuar mbështetjen e tifozëve për të ndihmuar ekipin të kalojë në gjysmëfinale të Europa Ligës.

“Të enjten do të kemi nevojë për publikun në Camp Nou për të na ndihmuar.

Shpresojmë që stadiumi do të jetë plot si sot, sepse publiku ka qenë vendimtar në mbështetjen e lojtarëve dhe tani është radha jonë”, tha Xavi, përcjell lajmi.net.

Mbrëmë Barcelona në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa Ligë u nda baras 1:1 kundër Eintracht Frankfurt,

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Camp Nou më 14 prill (e enjte), me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/