Xavi ripërsëritë dëshirën për të punuar me Messin: Kush nuk do donte ta stërviste atë?

Xavi Hernandez ka folur edhe një herë lidhur me Lionel Messi dhe rikthimin e mundshëm të argjentinasit në ‘Camp Nou’. Trajneri i Barcelonës ka shprehur dëshirën e tij për ta stërvitur Lionel Messin te Barca dhe ka thënë se Leo është akoma lojtari më i mirë në botë. Po ashtu, Xavi shtoi se, nëse Messi…

Sport

30/11/2022 13:40

Xavi Hernandez ka folur edhe një herë lidhur me Lionel Messi dhe rikthimin e mundshëm të argjentinasit në ‘Camp Nou’.

Trajneri i Barcelonës ka shprehur dëshirën e tij për ta stërvitur Lionel Messin te Barca dhe ka thënë se Leo është akoma lojtari më i mirë në botë.

Po ashtu, Xavi shtoi se, nëse Messi dëshiron, ai mund të kthehet te Barcelona në çdo kohë.

“Ai është akoma numri një. Cristiano Ronaldo është akoma mes 3-5 lojtarëve më të mirë në planet, po ashtu”, ka thënë Xavi, transmeton lajmi.net.

“Nëse Messi dëshiron, ai mund të kthehet në një pikë, sigurisht. Kush nuk do donte ta stërviste atë? Secilin prej të mëdhenjve. Në Francë, Mbappe për shembull. Neymar, Messi, do t’i pëlqeja shumë”, shtoi trajneri i Barcës.

Messi ka kontratë me PSG deri në vitin 2023, dhe nuk është i interesuar të flasë për të ardhmen e tij, pa përfunduar Kampionati Botëror. /Lajmi.net/