Xavi për shortin që e vendosi Barcën kundër Man Utd: Edhe një herë, pa fat
Xavi Hernandez e konsideron të pa fat shortin e Europa League, për skuadrën e Barcelonës. Sot është tërhequr shorti për garat e Europa League, ku skuadrat kanë mësuar kundërshtarët për fazën 1/32. Në këtë short, derbi kryesor doli të ishte ai mes Barcelonës dhe Manchester United. Për këtë, disa komente ka dhënë trajneri i Barcës,…
Sport
Xavi Hernandez e konsideron të pa fat shortin e Europa League, për skuadrën e Barcelonës.
Sot është tërhequr shorti për garat e Europa League, ku skuadrat kanë mësuar kundërshtarët për fazën 1/32.
Në këtë short, derbi kryesor doli të ishte ai mes Barcelonës dhe Manchester United. Për këtë, disa komente ka dhënë trajneri i Barcës, Xavi Hernandez, i cili e konsideron si më të vështirin të mundshëm për skuadrën e tij.
“Është kundërshtari më i vështirë, edhe një herë. Por, ne jemi gati”, ka thënë Xavi, përcjell lajmi.net.
“Ata janë skuadër historike, janë rritur shumë që nga ardhja e Ten Hag. Kanë lojtarë të shkëlqyer. Është shorti më i vështirë që mund të kishim. Edhe një herë. Pa fat”, shtoi trajneri i Barcës.
Barcelona shkoi në Europa League pasi u eliminua nga Champions League, kurse Man United e nisi garën aty, duke kaluar përmes fazës së grupeve në 1/32. /Lajmi.net/