Xavi pas barazimit ndaj Frankfurt: Rival i vështirë, nuk ishim të mirë në qarkullimin e topit

Xavi Hernandez ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes ndaj Eintracht Frankfurt.

Sport

07/04/2022 23:33

Trajneri i skuadrës së Barcelonës ka thënë se skuadra e tij sot ngeci pak në qarkullimin e topit, por pati ankesa edhe për fushën e blertë.

Mes tjerash Xavi foli edhe për lëndimin e Pique, duke shpresuar se nuk do të jetë lëndim serioz.

“Është rival i vështirë, të mirë fizikisht, dilnin mirë në kundërsulm dhe ne nuk dinim t’i ndalnim ato sulme në tranzicion. Ne nuk kemi qenë të mirë as në qarkullimin e topit. Fusha nuk ishte e mirë, por morëm rezultat të mirë”, ka thënë Xavi Hernandez, transmeton lajmi.net.

“Në Evropë gjithçka është e barabartë. Eintracht është dhe do të jetë i komplikuar. (Lëndimi i Pique?) Ai ka qenë në dhimbje të mëdha për një kohë dhe sot vuajti përsëri. Shpresojmë të mos jetë lëndim serioz”, shtoi trajneri i Barcës.

Barca kërkon biletën për në gjysmëfinale të Europa League përmes ndeshjes së kthimit që do ta ketë në ‘Camp Nou’. /Lajmi.net/