Xavi: Nuk e kam konsideruar kurrë kalimin te Reali

Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez ka thënë se do ti qëndrojë besnik deri në fund kësaj skuadre, pasi nuk mund ta shehë vetën e tij duke luajtur për rivalët e Real Madridit.

Sport

21/12/2014 23:01

Xavi ka thënë se kurrë nuk e ka konsideruar kalimin te Real Madridi, pasi nuk mund ta shehë vetën duke e bartur fanellën e kësaj skuadre.

“Unë jam fanatik i madh i Barcelonës. Unë nuk do të isha kurrë i lumtur në Madrid”, tha Xavi për reporterët në Egjipt.

“ Unë jam nga Barcelona, kjo është e vërteta. Unë nuk mund ta gënjejë dikë”, përfundoi mesfushoi spanjoll.

Përndryshe, Xavi konsiderohet si njëri ndër mesfushorët më të mirë në historinë e futbollit, pas suksesve të mëdha që ka arritur me Barcelonën dhe Spanjën.