Xavi, në podiumin e kampionëve

Xavi Hernandez do të hyjë sonte në grupin e tre futbollistëve me numrin më të madh të paraqitjeve në Ligën e Kampionëve, duke tejkaluar legjendën e Milanit, Paolo Maldini, në takimin e tij të 141-të në garën kryesore kontinentale për klube. Para mesfushorit të Barcelonës gjenden vetëm ikona e Manchester Unitedit, Ryan Giggs me 147…

Sport

06/11/2013 14:18

Xavi Hernandez do të hyjë sonte në grupin e tre futbollistëve me numrin më të madh të paraqitjeve në Ligën e Kampionëve, duke tejkaluar legjendën e Milanit, Paolo Maldini, në takimin e tij të 141-të në garën kryesore kontinentale për klube.

Para mesfushorit të Barcelonës gjenden vetëm ikona e Manchester Unitedit, Ryan Giggs me 147 paraqitje dhe ish kapiteni i Real Madridit, Raul Gonzalez (144). Xavi debutoi në Ligën e Kampionëve si 16-vjeç, kurse në 140 paraqitjet e deritashme realizoi 11 gola.

Maldini, legjendë e Milanit zhvilloi 140 ndeshje në garën më të madhe të klubeve evropiane dhe momentalisht qëndron i barabartë me mesfushorit spanjoll, i cili do ta tejkalojë atë sonte, pikërisht në duelin kundër Rossonerëve në kuadër të xhiros së katërt në Grupin H.

I pesti në listë është portieri i Real Madridit, Iker Casillas i cili të martën kundër Juventusit bëri paraqitjen e 133-të në Ligën e Kampionëve.