Xavi në New York City

Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez nga viti i ardhshëm do të jetë futbollist i New York City në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sport

04/03/2015 11:14

Xavi Hernandez do të luajë në New York City, duke filluar nga viti 2016, ka bërë të ditur “Cadena SER”.

Ylli i gjigantit katalan do të largohet nga klubi pasi ngadalë ka hyrë në vitet e fundit të karrierës së tij dhe kjo ka ndikuar edhe tek hapësira për lojë në formacionin e trajnerit Luis Enrique.

New York City është pronë e Manchester Cityt dhe është duke planifikuar krijimin e një skuadre të fuqishme për Major League Soccer.