Xavi është i lirë nëse dëshiron të largohet

Barcelona do ta lirojë Xavi Hernandezin, nëse dëshiron të largohet. Presidenti Bartomeu thotë se gjiganti katalunas do ta ndihmojë veteranin, nëse është nevoja.

Sport

02/07/2014 20:26

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu thotë se klubi di ta ndihmojë Xavi Hernandezin, nëse dëshiron të largohet nga klubi.

Ylli spanjoll u bë i rëndësishëm për Barçën që prej debutimit të tij në vitin 1998, por në moshën 34 vjeçare, përfundoi në bankinë në drejtimin e Gerardo Martinos sezonin e kaluar.

Tash flitet se Xavi mund të largohet nga Camp Nou, me gjasë duke u transferuar në ekipin nga Katari, Al-Arabi.

“Ai ka kaluar shumë vite në ekipin e parë dhe e ka fituar të drejtën të vendos nëse do të qëndrojë apo jo. Ne do ta respektojmë vendimin e tij”, deklaroi Bartomeu për të përditshmen spanjolle, AS.

“Xaci do të kthehet këtu, sepse ai do të jetë një trajner i madh”, vazhdoi kreu i gjigantit katalunas.