Xavi e konfirmon se Barça po punon për ta rikthyer Messin

Dje u bë e ditur nga zëvendës-presidenti i Barcelonës, Rafa Yuste se gjiganti katalunas ka filluar kontaktet me kampin e Lionel Messit për ta rikthyer ikonën argjentinase në ‘Camp Nou’. Messi u largua nga Barcelona në vitin 2021, pasi që klubi nuk ishte në gjendje t’ia rinovonte kontratën për shkak të probleme financiare, transmeton lajmi.net.…

Sport

01/04/2023 08:50

Dje u bë e ditur nga zëvendës-presidenti i Barcelonës, Rafa Yuste se gjiganti katalunas ka filluar kontaktet me kampin e Lionel Messit për ta rikthyer ikonën argjentinase në ‘Camp Nou’.

Messi u largua nga Barcelona në vitin 2021, pasi që klubi nuk ishte në gjendje t’ia rinovonte kontratën për shkak të probleme financiare, transmeton lajmi.net.

Tani, Barça në krye me presidentin, Joan Laporta po mundohet që ta rikthej argjentinasin në klub, dhe pas Rafa Yustes, lajmin e ka konfirmuar edhe trajneri i skuadrës, Xavi.

Xavi tha se ai dëshiron që Messi të rikthehet, dhe janë duke punuar në atë drejtim.

“Do të dëshiroja që Leo Messi të rikthehet. Është një temë për të cilën ne jemi duke punuar, por kjo gjë nuk varet vetëm nga unë. Varet nga lumturia e Messit dhe nëse ai dëshiron që të rikthehet”, tha fillimisht ai.

“Nuk është koha e duhur që të flasim për këtë gjë, por unë do të isha i pari që do të jem tejet i lumtur”, shtoi më tej Xavi./Lajmi.net/