Xavi e konfirmon: Po punojmë për ta sjellë një mbrojtës në janar

Xavi Hernandez e ka konfirmuar se janë duke punuar që të nënshkruajnë me një qendërmbrojtës në afatin kalimtar të janarit. E gjitha kjo pas vendimit të Gerrard Piques për t’u pensionuar nga futbolli, transmeton lajmi.net. Vija e parë e formacionit do të jetë më e cenueshme në rast se nuk merret ndonjë veprim i shpejtë,…

Sport

04/11/2022 17:25

Xavi Hernandez e ka konfirmuar se janë duke punuar që të nënshkruajnë me një qendërmbrojtës në afatin kalimtar të janarit.

E gjitha kjo pas vendimit të Gerrard Piques për t’u pensionuar nga futbolli, transmeton lajmi.net.

Vija e parë e formacionit do të jetë më e cenueshme në rast se nuk merret ndonjë veprim i shpejtë, për ta zëvendësuar Piquen.

Njëri ndër opsionet e kërkuara është Inigo Martinez i Athletic Bilbaos që po pëlqehet shumë nga trajneri spanjoll. /Lajmi.net/