Xavi bën prioritet nënshkrimin me Brozovic

Trajneri i Barcelonës, Xavi ka bërë prioritet nënshkrimin me mesfushorin e Interit, Marcelo Brozovic.

Sport

03/02/2022 22:01

29-vjeçari vazhdon të jetë lojtar kyç te skuadra italiane, duke bërë 29 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion dhe kontribuar me një gol dhe dy asistime, transmeton lajmi.net.

Brozovic ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës, edhe pse vazhdojnë spekulimet do rinovojë.

Kroati pëlqehet edhe nga Premierliga, me Newcastle United, Man United dhe Tottenham që e duan.

Sidoqoftë, sipas Calciomercato, Barcelona e ka bërë prioritet transferimin e Brozovic si lojtar i lirë në verë.

Xavi e admiron shumë lojtarin dhe beson që është i duhuri për të ngritur nivelin e skuadrës.

Ndërkohë, në 271 paraqitje në fanellën e Interit, mesfushori ka shënuar 26 gola dhe dhuruar 35 asistime./Lajmi.net/