Xabi Alonso mungon në finale

Xabi Alonso kishte ndjenja të përziera, në fitoren e thellë të Real Madridit ndaj Bayern Munichut. Gjiganti madrilen e siguroi finalen e Ligës së Kampionëve, por në Lisbonë do të mungojë mesfushori spanjoll, për shkak të kartonëve.

Sport

29/04/2014 23:52

Xabi Alonso nuk do të luajë në finale të Ligës së Kampionëve. Real Madridi e mposhti me rezultat të përgjithshëm 5:0 Bayern Munichun, por mesfushori spanjoll nuk do ta shijojë finalen e Lisbonës.

32 vjeçari rrezikonte para lojës dhe ai u ndëshkua me karton të verdhë, kështu që ai do të mbetet jashtë kësaj ndeshjeje të madhe.

Alonso ndërhyri ndaj mesfushorit të Bayernit, Bastian Schëeinsteiger në minutën e 38-të dhe u zverdh.

Alonso e kishte fituar Ligën e Kampionëve në vitin 2005, duke e realizur golin e barazimit në finalen e Stambollit, kur Liverpooli e kishte mundur Milanin, pas ekzekutimit të penalltive, pasi ndeshja kishte përfunduar 3:3.