Wuhani nuk raporton asnjë rast me koronavirus

Wuhani, qendra ku shpërtheu koronavirusi, nuk ka raportuar asnjë rast me pandeminë Covid-19 përgjatë së martës, kanë bërë të ditur autoritetet lokale të vendit.

Bota

02/06/2020 16:27

Ata bënë të ditur tutje se kishin gjetur 300 pacientë simptomatik, të cilët nuk shfaqin simptoma por prapë arrijnë ta shpërndajnë virusin, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Zyrtari i lartë shëndetësor i Beijing-ut pohoi se “Wuhani është qyteti më i sigurt në Kinë” pas testimit masiv të 10 milionë banorëve për virusin që shkakton sëmundjen Covid-19.

Pas 10 ditësh testim, autoritetet e Wuhanit thanë se kanë mbledhur tamponë nga nëntë milionë banorë.

Feng Zijian, nënkryetari i Qendrave në Kinë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, u tha gazetarëve se Wuhan konsiderohet si “strehë e vendit” gjatë pandemisë koronavirus, që ka infektuar mbi gjashtë milionë njerëz në të gjithë botën.

“Kam parë me sytë e mi të gjithë procedurimin e testimit”, deklaroi Feng. “Statistikat që u lëshuan janë objektive dhe reale”.

“Wuhani tani është qyteti më i sigurt në Kinë”.  /Lajmi.net/