Të Infektuar: 4307

Të Shëruar: 2095

Të Vdekur: 94

Wolverhampton i tregon Real Madridit çmimin e Jimenez

20:31 | 26 Mars 2020

Raul Jimenez është lojtari në listën e dëshirave të Real Madrid.

Ylli i skuadrës së Wolverhampton Wanderers, Raul Jimenez, është lojtari që ka tërhequr vëmendjen e Real Madrid.

‘Los Blancos’ duhet të japin një shumë të konsiderueshme parash për të siguruar kartonin e sulmuesit.

Sipas ‘Don Balon’, Wolves kërkojnë plot 60 milionë euro për Jimenez, të cilin Real e do gjatë kësaj vere, transmeton lajmi.net.

Zinedine Zidane është i vendosur ta afrojë meksikanin në ‘Santiago Bernabeu’, për ta bërë partner me Karim Benzema.

Mbetet të shihet nëse do të ketë një marrëveshje finale mes Real Madrid dhe Wolves, për Jimenez. /Lajmi.net/