Wolff paralajmëron ndryshime rrënjësore: Mercedes do të ndryshojë ADN e bolidit

Toto Wolff ka thënë se “ADN” e makinës së Formula 1 të Mercedesit do të ndryshojë në vitin 2023, pasi kërkon të zgjidhë problemet në shasinë e W13. Mercedes ka vetëm tri gara të mbetura për të shmangur sezonin e tij të parë pa fitore në 11 vjet, pasi vuajti për të çuar luftën me…

Sport

25/10/2022 18:19

Toto Wolff ka thënë se “ADN” e makinës së Formula 1 të Mercedesit do të ndryshojë në vitin 2023, pasi kërkon të zgjidhë problemet në shasinë e W13.

Mercedes ka vetëm tri gara të mbetura për të shmangur sezonin e tij të parë pa fitore në 11 vjet, pasi vuajti për të çuar luftën me Red Bull dhe Ferrari sipas rregulloreve teknike të rishikuara për vitin 2022.

Por skuadra ka bërë përparim të mirë gjatë sezonit për t’u afruar me dy garuesit kryesorë.

Lewis Hamilton iu afrua fitores në Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara të së dielës, i ndihmuar pjesërisht nga paketa përfundimtare e përmirësimit të sezonit për makinën W13. Ai e përfundoi garën i dyti pasi humbi epërsinë me shtatë xhiro të mbetura.

Por, për sezonin tjetër, Wolff ka paralajmëruar një koncept krejt tjetër të bolidit. Ndryshimet do të jenë thelbësore, siç thotë Wolff, ndryshime në ADN dhe shasi.

“ADN-ja e makinës do të ndryshojë për vitin e ardhshëm, kjo është e qartë”, ka thënë Wolff, transmeton lajmi.net.

“Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se trupi do të duket shumëndryshe. Por, sigurisht, ajo që është pjesë e ADN-së së makinës, arkitektura e makinës, do të ndryshojë në sezonin tjetër”, shtoi austriaku.

Mercedes do të bëjë çmos që të kthejë lidershipin vitin e ardhshëm, me Lewis Hamilton që synon një titull të 8 kampioni. /Lajmi.net/