Witsel në Serie A, por jo në Milan?

Juventus i ka ndërhyrë Milanit duke shprehur interesim për transferimin e mesfushorit të Zenit St Petersburg, Axel Witsel.

Merkato

25/08/2015 22:10

Axel Witsel mund të transferohet në Serie A, në ditët e fundit të këtij afati kalimtar të verës. Por, jo në Milan.

Mesfushori i Zenit St Petersburg ka zgjuar interesim edhe nga Juventus.

“Bianconerët” kanë kontaktuar me klubin rus duke konfirmuar interesimin për blerjen e reprezentuesit belg, ka bërë të ditur “Gianlucadimarzio.com”.

Witsel tashmë një kohë të gjatë kërkohet nga Milan.

Por, Juventus është i gatshëm t’i prishë punë rivalit nga Serie A duke e transferuar mesfushorin.