Witsel afër marrëveshjes me Atletico Madrid
Axel Witsel është afër marrëveshjes me skuadrën e Atletico Madrid.

Sport
Gjiganti i La Liga është duke monitoruar situatën e mesfushorit belg, Witsel, përcjell lajmi.net.
Lojtari pritet t’i bashkohet ‘Los Rojiblancos’ në formën e transferimit të lirë, pasi është pa kontratë.
Të gjitha dokumentet janë gati për t’u nënshkruar. Kontrata pritet të jetë e vlefshme deri në vitin 2023.
Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone e sheh Witsel si zëvendësues të duhur për Herrera.
Witsel më parë ka luajtur me skuadrën e Borussia Dortmund. /Lajmi.net/